Nis takimi i dytë ndaras, Vuçiq takohet me Borrellin e Lajçakun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis takimi i dytë ndaras, Vuçiq takohet me Borrellin e Lajçakun

    Insajderi
    27 February 2023 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur takimi ndërmjet Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, raportuan mediat serbe, përcjell Inajderi.

    Ky takim vjen pas takimit paraprak të zhvilluar mes ndërmjetësve evropianë dhe kryeministrit kosovar, Albin Kurti i cili nisi në orën 15:00.

    Takimet kanë nisur fillimisht ndarasi, për të vazhduar më pastaj me një takim trilateral Kosovë-Serbi-BE, takim i cili pritet të mbahet pas orës 17:00.

    Pritshmëritë janë që palët të pranojnë “publikisht dhe zyrtarisht” planin evropian për normalizim të marrëdhënieve, ku ndër pikat më kyçe mbetet pranimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe krahas njohjes “de facto” të Kosovës nga Serbia.

    Ndonëse nuk pritet që të ketë arritje të një marrëveshje konkrete, palët pritet të pajtohen për një Udhërrëfyes të Zbatimit të marrëveshje e cila “përmban një kalendar të qartë”.

    Sipas disa informacioneve, gazetarëve u është thënë të jenë gati për konferencën e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, para orës 18:00./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark