×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis vaksinimi i mësuesve, Rama: AstraZeneca e sigurt, të hënën do shtrihet në gjithë Shqipërinë

    Insajderi
    13 March 2021 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte sot i pranishëm në shkollën “4 Dëshmorët” në Tiranë, ku po zhvillohet vaksinimi i mësuesve. Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë tha se nga dita e hënë do të nisë vaksinimi i mësuesve në të gjithë Shqipërinë.

    “Kemi nisur vaksinimin e mësuesve dhe do të shtrihet ditën e hënë në të gjithë Shqipërisë, sipas njësive administrative dhe me shkolla që do të shërbejnë si njësi vaksinimi. Ka orare dhe do të vijnë të bëjnë vaksina. Është një hap i madh para dhe në ditët në vijim do të kemi një lajm shumë të mirë për të ardhur më shumë vaksina. Do të arrijmë që të kryejmë vaksinim intensiv, do të vaksinojmë pensionistët”, u shpreh Rama.

    Ndërsa i pyetur në lidhje me sigurinë e vaksinës AstraZeneca, kryeministri u shpreh se gazetarët duhet të bëhen përçues të së vërtetës dhe se vaksinat që kanë mbërritur dje në vendin tonë, kanë ardhur nga Suedia, ku sipas Ramës nuk ka shanse të jenë të pasigurta.

    “Vaksina AstraZeneca është pezulluar është e vërtetë, por ju jeni në detyrimin e madh profesional dhe njerëzor që të mos bëheni përçues të të pavërteta dhe lajmeve të pa konfirmuara. Është e pamundur teorikisht se nëse do kishte të vërtetë shqetësuese të lejonte bota, lëvrimin e sasive. Sasia që morëm dje erdhi nga Suedia”.

    “Dhe nuk do të lejonte të vinin nëse do kishte diçka. Drejtori i Institutit Publik në Shëndetësor në Itali, tha se ka një seri të veçantë që është pezulluar për të bërë verifikimin. Në Britani po vaksinohen me këtë vaksinë dhe nuk ka shance të jetë një injeksion që të shkaktojë situata dramatike për shëndetin. Lidhen me të kuptuarit. Nuk ka asnjë problem dhe është një vaksinë që qarkullon. Suedia nuk do ta lejonte të vinte nëse do kishte probleme. Ka shumë luftë tregtare mos e harroni. S’ka asnjë shqetësim. AstraZeneca ndryshe nga Pfizer ka afat për dozën e dytë më të madhe. Dhe do të realizojmë atë që kemi synuar. Ka qenë një farë çmendurie në fillim por e dini se siç thoshte gjyshja. Lypja ka faqen e zezë por nuk të lë pa gjë”, ka shtuar më pas kreu i qeverisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark