Spektakli i sotëm i Big Brother VIP Albania pritet me shumë kuriozitet nga fansat, pas situatës së tensionuar mes Gjestit dhe Gertës, e cila kulmoi me një incident që çoi në ndërhyrjen e mjekëve.
Pas një debati, Gerta e ka goditur Gjestin me alkool në fytyrë, duke i shkaktuar probleme me sytë dhe duke e detyruar të kërkojë trajtim mjekësor.
“E gjithë dasma nisi me një tension, Gjesti ka marrë shampanjë i thash mos e bëj se nuk duhet të laget nusja se sa ka filluar dasmën ai nuk dëgjoj. Nisa si lojë me të nuk desha ta lëndoja. Isha në siklet për gjendjen e tij. Loja shkoi më tej duke marrë parasysh që Gjesti është lojëtarë i guximshëm e ftova dhe nuk e kam menduar që ai do prekej nga ky veprim. Mendoja se ai do e mbajë lojën. Nuk desha në sy por në nga pjesa e mjekrrës”, tha ajo.