Nisë forumi biznesor në Nish-Rama: kufinjët t`i kthejmë në ura – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisë forumi biznesor në Nish-Rama: kufinjët t`i kthejmë në ura

    Insajderi
    14 October 2016 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Nish sot ka filluar forumi biznesor Serbi – Shqipëri, me pjesëmarrjen e afro 300 ndërmarrësve, ndërsa takimin e kanë hapur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

    Vuçiq tha se është ndërtuar besimi i dy popujve, ndërsa tash radhën e ka forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe rritja e këmbimit tregtar ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, raporton agjencia Beta.

    “Është shumë e rëndësishme që të sillemi në mënyrë racionale”, tha Vuçiq dhe ka shtuar se “pavarësisht nga dallimet politike, kemi ndërtuar besim, pasi konsideroj se dëshirojmë miqësi”.

    Ndërkaq kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij tha se të dy vendet duhet që të kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë.

    “Marrëdhëniet tona janë zhvilluar në drejtimin e duhur. Nëse ne arrijmë të krijojmë një treg rajonal, do të mund t’i japim më shumë mundësi zhvillimi vendeve tona. Duhet t’i japim jetë një tregu të përbashkët”, deklaroi Rama.

    Rama më tej tha se sfida më e madhe e Shqipërisë dhe Serbisë është të vënë administratën në funksion të bizneseve.

    “Duhet të sillemi me njëri-tjetrin, ashtu siç duam të sillemi nesër në hapësirën e BE. Duhet të fitojmë kohë pa hyrë ende në Union. Duhet ta kthejmë administratën ne mbështetëse dhe shërbëtore të sipërmarrjes”, tha kreu i qeverisë shqiptare./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark