Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova, më i riu është një 15-vjeçar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova, më i riu është një 15-vjeçar

    Insajderi
    24 May 2025 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkësia Islame e Kosovës njoftoj se sot është nisur grupi i parë i besimtarëve kosovarë drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

    Sipas këtij njoftimi, haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare.

    “Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin. 297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme. Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare poashtu nga Prishtina. Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark