Nishani kërkon nga Tirana e Prishtina të ndihmojnë Luginën e Preshevës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nishani kërkon nga Tirana e Prishtina të ndihmojnë Luginën e Preshevës

    Insajderi
    12 April 2017 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

    Nishani e siguroi Hoxhaj për mbështetjen e pakursyer të institucioneve shqiptare, për të mundësuar në një kohë sa më të shpejtë anëtarësimin e Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe avancimin e agjendës evropiane të saj.

    Kreu i shtetit theksoi rëndësinë që në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të diskutohet dhe të bëhen hapa konkretë për të ndihmuar në aspektin social, ekonomik, kulturor dhe arsimor shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë, duke marrë si shembull praktikat më të mira evropiane./Tch

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark