Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi të në facebook ai ka shprehur nderime për themeluesit e shtetit shqiptarë.
“Gëzuar Festën e Flamurit! Nder përjetë Atit themelues! Nder përjetë Rilindasve të mëdhenj të kombit! Nder përjetë luftëtarëve dhe dëshmorëve të këtij procesi që bëri të mundur kalimin e shqiptarëve drejt modernitetit, kthimin e tyre në shtëpi, në gjirin e kontinentit që i përkasim që kur zë fill jeta, kthimin në familjen evropiane. Gëzuar Festën e Pavarësisë! Rroftë Flamuri ynë kuq e zi! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”, ka shkruan presidenti Nishani.