Nisi reagimet ndërkombëtare për rastin në Shtërpcë: Dhuna nuk justifikohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nisi reagimet ndërkombëtare për rastin në Shtërpcë: Dhuna nuk justifikohet

    Insajderi
    06 January 2023 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë.

    “Jam i shokuar me sulmin e sotëm në Shtërpcë. Nuk mund të ketë justifikim për asnjë lloj dhunë”, është shprehur ai.

    “U uroj shërim të shpejtë. Besoj se do të ketë hetim të plotë nga autoritetet e Kosovës”, ka shkruar Varhelyi në Tweet.

    Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

    I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark