Java e parë e emisionit “Big Brother VIP” ishte e mbushur plot me dashuri, momente të trishta dhe debate.
Por, këtyre ndjenjave i është shtuar dhe tensioni, pasi mbrëmjen e të martës nisën nominimet e para për t’u eliminuar.
Personi që do të largohet nga shtëpia do ta zgjedhë publiku me anë të votave të tyre.
Emrat që janë në nominim janë: Beniada Nishani, Sheila Haxhiraj, Sabiani, Elhaid Cufi dhe Ardit Çuni.
Ky i fundit pati një përplasje me banorët gjatë spektaklit të martën mbrëma për ndërhyrjet e tij të shpeshta në biseda.
Teksa banorët ishin ulur duke biseduar, Donaldi, i pyeti se cili mendonin ata që do të largohej nga “Big Brother VIP”.
Në fillim hezituan të thonin një emër deri në momentin kur Elhaidi tha se mendonte që Arditi do të ishte ai i cili do të largohej nga shtëpia.
Këtij mendimi iu bashkua dhe vetë Donaldi, por nga ana tjetër, Sheila refuzonte të jepte një emër, po ashtu dhe Sabiani.
Madje, Sabiani u përgjigj duke thënë “Kush ta ketë të shkruar”.