Autoritetet në Rusi kanë hapur një hetim lidhur me shpërthimin në një minierë në veri të vendit, ku mbetën të vdekur katër njerëz.
Edhe 26 minatorë të tjerë figurojnë ende të zhdukur, pas shpërthimit në Minierën Severnaya në Vorkuta, ditën e enjte.
Tetë minatorë arritën të shpëtoheshin e të dilnin mbi sipërfaqe, pas shpërthimit që shkaktoi shembjen e pusit të minierës.
Një zëdhënës i Komitetit rus të Hetimeve lajmëroi se sot do t’i kryejë hetimet në vendin e ngjarjes, për t’i kuptuar shkaqet që shkaktuan aksidentin./REL