Nisin hetime zyrtare ndaj gruas së kandidatit për president të Francës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Nisin hetime zyrtare ndaj gruas së kandidatit për president të Francës

    Insajderi
    29 March 2017 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndaj gruas së kandidatit për president të Francës, Francois Fillon kanë filluar hetime zyrtare nën dyshimet për keqpërdorim të fondeve publike.

    Ky vendim vjen dy javë pasi nisën hetimet ndaj Fillon. Ai dyshohet se ka paguar gruan dhe fëmijët e tij, qindra mijëra euro nga paratë publike, për dekada me rradhë për punë, që ata mund të mos i kenë kryer.

    Penelope Fillon po hetohet për dyshimet për pjesëmarrje në shpërdorimin e fondeve publike dhe disa vepra të tjera të ngjashme.

    Fillon, ish-kryeministër, ka mohuar akuzat. Ai është kandidati i parë francez për president, që zyrtarisht është nën hetime, shkruan REL.

    Deri kohët e fundit, Fillon ishte kandidati favorit për të fituar zgjedhjet. Por tani ai është prapa kandidates të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen dhe Emmanuel Marcon.

    Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 23 prill.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark