×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin hetimet lidhur me incidentin ndaj Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit

    Insajderi
    01 August 2024 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident i ka ndodhur presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në Aerportin e Shkupit.

    Derisa Osmani po e kalonte kontrollin, sigurimi ia kishte dorëzimin e telefonit për çka shefja e shtetit të Kosovës nuk kishte pranuar.

    Për këtë incident tashmë ka nisur hetimet.

    Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, tha për Klankosova.tv se po presin t’i marrin informacionet e sakta.

    “Pasi t’i marrim gjitha informacionet nga hetuesit e brendshëm dhe prokurori, normalisht se do të dalim me infromata të sakta”, tha ai për Klan Kosova.

    Në këtë rast u raportua se ishin përfshirë edhe pjesëtarët e sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, por ky i fundit e ka mohuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark