Nisin kolonat tek Dheu i Bardhë, mërgimtarët në pritje deri në 40 minuta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisin kolonat tek Dheu i Bardhë, mërgimtarët në pritje deri në 40 minuta

    Insajderi
    20 December 2024 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kosovë kanë filluar të vijnë numër i madh i mërgimtarëve.

    Tashmë në pikat kufitare kanë filluar edhe të rriten kolonat e pritja të jetë deri në 40 minuta.

    Në hyrje të vendit, në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritja tani është 40 minuta, derisa në Merdar nuk figuron se ka pritje por qytetarët janë shprehur se kanë pritur deri në 1 orë.

    Duhet përkujtuar që gjatë ditës u raportua edhe për pritje të gjata në pikat kufitare në Kroaci, Serbi e Hungari.

    Përpos me vetura e autobusë një numër i madh i mërgimtarëve vinë në Kosovë edhe përmes udhëtimit me Aeroplan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark