Nisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Nisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar

    Insajderi
    21 December 2022 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që prej orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, Policia e Tiranës ka rrethuar zonën pranë teatrit, pasi sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e teatrit të ri.

    Për shkak të retorikës së ashpër nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, duket se Policia ka marrë masa për shmangien e incidenteve, duke vendosur kordon policie rreth zonës.

    Para nisjes së punimeve, Policia ka kryer inspektimin e zonës edhe me ndihmën e një qeni, për të garantuar se terreni është i sigurtë, shkruan Topchanel. Ndërkohë, efektivët kanë ndërtuar edhe një perimetër sigurie.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark