Nisma: Deputetë të PDK-së po bëjnë presion mbi votuesit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma: Deputetë të PDK-së po bëjnë presion mbi votuesit

    Insajderi
    04 December 2016 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisma për Kosovën, dega në Drenas, ka thënë se zyrtarë të PDK-së, në forma të ndryshme, po bëjnë panik ndaj votuesve.

    “Në panikën e humbjes, PDK’ja po bën presion në forma të ndryshme mbi qytetarët, vëzhgues të partive tjera, dhe komisionerët e partive tjera”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.

    Ndër zyrtarët e PDK-së, që sipas Nismës, po ushtrojnë ndikim ndaj votuesve, janë edhe deputetja e PDK-së Sala Berisha Shala dhe kandidati i pavarur, Naim Bazaj, i cili e përkrahë PDK-në, pasi ai hoqi dorë nga gara, por PZAP-ja e kishte kthyer në garë.

    “Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK’së, Sala Berisha Shala, është duke qendruar në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Negroc, dhe është duke bërë presion mbi qytetarët për ta votuar kandidatin e PDK’së”, thuhet në reagim.

    Nisma thotë se në lidhje me këtë rast tashmë është njoftuar edhe prokuroria e Kosovës.

    “Sipas informacioneve që kemi nga vëzhguesit tanë nëpër qendra të votimeve, edhe Naim Bazaj ka hyrë në shkollën fillore Ali Gashi në Çikatovë të Re, i cili nuk ka asnjë të drejtë për të hyrë në këtë qender votimi, mëqe emri i tij figuron në listën e kandidatëve për kryetar komune”, vazhdon reagimi.

    “Sipas disa informacioneve që na kanë ardhur, dyshohet se Selman Ibriqi, zyrtar i PDK’së, në Komoran është duke shpërndarë mjete financiare në këmbim të votës për kandidatin e tyre”, përfundon njoftimi i Nismës për Kosovën, dega në Drenas./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark