Nisma e hapur për koalicion me PDK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma e hapur për koalicion me PDK-në

    Insajderi
    19 April 2016 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krasniqi konfirmon se largimi i tij nga PDK-ja dhe themelimi i “Nismës për Kosovën” është bërë për shkak të Hashim Thaçit dhe keqqeverisjes së tij si kryeministër i vendit, raporton Gazeta Zëri.

    Këto komente ish-kryeparlamentari Krasniqi, i cili njëherësh është kryetar i Këshillit Kombëtar të “Nismës për Kosovën”, i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke konfirmuar se janë në bisedime me partitë e koalicionit qeverisës, siç thotë ai, për të ardhur sa më parë te zgjedhjet e parakohshme.

    Megjithatë, sipas tij, për këto bisedime me partitë në Qeveri, nuk i japin llogari asnjë subjekti politik, duke aluduar kështu në kritikat që po ua bën Lëvizja “Vetëvendosje”.

    “Për bisedimet që i zhvillojmë me koalicionin qeverisës, ne nuk i japim llogari asnjë partie politike, e cila bisedimet nuk i kupton si mundësi për të ardhur te qëllimi. Partitë politike llogari duhet t’u japin organeve të tyre, anëtarëve dhe qytetarëve, të cilëve ua kërkojnë besimin. Komunikimi ndërpartiak duhet të bëhet kulturë e përhershme në politikën tonë. Sigurisht që bisedimet për zgjedhje nuk mund të jenë pa limit kohor”, thotë mes tjerash Krasniqi në intervistën për “Zërin”. (Gazeta Zëri)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark