Dega e NISMA për Kosovën në Drenas ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në qendrat votuese në Çikatovë e Gradincë.
Dega e NISMA për Kosovën në Drenas, vlerëson se ndërprerja e energjisë elektrike lë dyshime se “është duke u planifikuar edhe vjedhja masive e votave në këto qendra që kanë mbetur pa rrymë”.
“Dega e Nismës për Kosovën në Drenas kërkon nga institucionet përgjegjëse si KQZ e Policia që të marrin masa për ruajtjen e votës së qytetarëve të Drenasit”, thuhet në reagimin e NISMA-s.
Siç ka raportuar sot Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ, të paktën dy qendra të votimit në Drenas kishin mbetur pa energji elektrike.
Votimet kanë vazhduar pavarësisht rrymës së munguar. /Insajderi.com