
NISMA për Kosovën ka hequr dorë nga përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Bajram Hasani.
“Ne NISMA për Kosovën mendojmë se më nuk mund të vazhdojmë me metoda të njëjta, sidomos të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ne duhet të protestojmë dhe ta kundërshtojmë këtë qeverisje dhe duhet të insistojmë që të shkojmë sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme. Gazi lotsjellës i ka arritur efektet pasi që e kemi përdorur si mjet politik për t’i kundërshtuar marrëveshjet dhe tani duhet t’i ndërrojmë pozicionet nga hedhja e gazit lotsjellës”, ka thënë Hasani në “Kontakt”.
Një paralajmërim për të hequr dorë nga gazi lotsjellës në Kuvend dje e kishte dhënë edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.