NISMA: Kryeministri është në panik sepse e di që do të rrëzohet qeveria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA: Kryeministri është në panik sepse e di që do të rrëzohet qeveria

    Insajderi
    07 May 2017 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Isa Mustafa ka deklaruar sot se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i frikësohet mocionit për rrëzimin e qeverisë. Kryeministri i Kosovës ka thënë se nuk ia ka frikën as këtij mocioni, por asnjë mocioni tjetër të mundshëm.

    Por, ndryshe mendon Valdete Bajrami, shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, partisë që e ka iniciuar këtë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë.

    Bajrami ka theksuar se vetë paralajmërimi i Mustafës për sjelljen e demarkacionit në Kuvend, tregon atë se a i frikësohet apo jo Mocionit.

    “Sa i përket kësaj çështje Kryeministri pasi nuk po i frikësohet mocionit, pse nuk e solli më parë marrëveshjen në kuvend? Por, ai e dinë fort mirë se të mërkurën kuvendi konkretisht deputetët do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë Mustafa dhe kjo është ajo që do të ndodhë me ose pa procedim të demarkacionit”, ka thënë Bajrami, për “Indeksonline”.

    Sipas Bajramit kjo qeveri tashmë ka rënë dhe se deklaratat e Mustafës nuk mund të merren serioze .

    “Kjo qeveri tash më ka rënë dhe deklaratat e tija nuk mund të merren serioze pasi që është në gjendje paniku për të ardhmen e tij”, ka përfunduar Bajrami.

    Ndryshe duhet përkujtuar që mocioni i nisur nga Nisma për Kosovën ka arritur t’i mbledhë votat e nevojshme përderisa kryeministri Mustafa ka paralajmëruar vënien në Kuvend të demarkacioni me Malin e Zi, marrëveshje kjo që vazhdon të kundërshtohet nga opozita dhe nga disa deputetë të pozitës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark