NISMA kundëpërgjigjet ndaj akuzave të PDK-së për blerje votash – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA kundëpërgjigjet ndaj akuzave të PDK-së për blerje votash

    Insajderi
    04 December 2016 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Nismës për Kosovën në Drenas ka demantuar deklaratat e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po pretendojnë se NISMA është duke joshur votuesit me para.

    “Deklaratat e PDK-së, janë vetëm shpifje të tyre, me të cilat ata i praktikojnë edhe në jetën e përditshme. Qytetarët e Drenasit, tashmë ua kanë kthyer shpinën këtyre veprimeve e shpifjeve primitive të PDK-së”, thuhet në reagimin e Nismës.

    Dega e Nismës për Kosovën në Drenas u bën thirrje të gjitha institucioneve të cilat kanë përgjegjësi të mbrojnë ligjin dhe lirinë e votës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark