Një orë pasi janë mbyllur vendvotimet në Drenas, tri partitë kryesore kanë shpallur fitoren kandidatëve të tyre.
Në shtabin e LDK-së kanë thënë se kësaj here partia e tyre do të fitojë zgjedhjet lokale në Drenas. Ata kanë thënë se rezultati do të ishte më i favorshëm për ta nëse do të kishte përqindje më të lartë të votuesve.
“Por nëse do të kishim më shumë votues do të fitonim bindshëm”, ka thënë një zyrtar nga shtabi i LDK-së në Drenas për Klan Kosovën.
Të njëjtën bindje ka shprehur edhe vet kandidati i NISMA-s, Isa xhemajlaj.
“Jam i bindur që nga nesër do të jem kryetar i Drenasit, dhe madje kësaj here do të fitojë pa balotazh”, tha Xhemajlaj për Klan Kosovën.
E para selisë së PDK-së tashmë janë mbledhur disa simpatizantë dhe sipas zëdhënësit të kësaj partie në Drenas, kjo parti vetëm po pret rezultatin përfundimtar dhe do të nisin festimet. /Insajderi.com