Partia e Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën, ka nisur mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore nëpër degët e saj në gjithë Kosovën. Partia, nëpërmjet një kumtese për media, ka njoftuar se sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e brendshme në Prishtinë, Prizren, Suharekë, Drenas dhe Gjakovë.
NISMA për Kosovës në Kuvend është e përfaqësuar me gjashtë deputetë. Aktualisht, kjo parti dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lidhur koalicion.
Pas dy vitesh funksionimi si iniciativë qytetare, më 25 maj të këtij viti është shndërruar në parti politike.