Nisma për Kosovën shpallë zgjedhjet e brendshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma për Kosovën shpallë zgjedhjet e brendshme

    Insajderi
    13 April 2016 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e drejtuar nga Fatmir Limaj, Nisma për Kosovën, ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake.  Kuvendi i parë zgjedhor i këtij subjekti opozitar pritet të mbahet në qershor.

    “Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, u vendos që gjatë këtyre muajve të vazhdohet me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore nëpër degë, dhe në muajin Qershor të mbahet Kuvendi i I-rë Zgjedhor i NISMA për Kosovën”, thuhet në komunikatë të Nismës.

    Nisma për Kosovën është themeluar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, të dytë dikur figura të rëndësishme në Partinë Demokratike të Kosovës.

    Aktualisht, Nisma ka gjashtë depuetëtë në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark