Nisma për Kosovën ka filluar në Prishtinë kuvendin e saj të parë zgjedhor ku po marrin pjesë rreth 500 delegatë.
Në këtë kuvend pritet të zgjidhen struktura të reja udhëheqëse të partisë, përfshirë edhe kryetarin.
Kandidat për kryetar të partisë është kryetari aktual, Fatmir Limaj.
Nisma ishte formuar në vitin 2014 nga Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, të dy ish-anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës./Insajderi.com