Dega e NISMA për Kosovën në Drenas shpreh shqetësimin e saj për numrin e madh të vëzhguesve të akredituar të PDK-së.
“PDK-ja ka futur në çdo klasë ku është duke u votuar edhe kinse “koordinator të vëzhguesve” gjë që bie ndesh me rregullat në fuqi të KQZ-së”, thuhet në reagimin e Nismës për Kosovën.
“NISMA për Kosovën dega në Drenas është tejet e shqetësuar për faktin se reklama e kandidatit të PDK-së, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave ku po votohet”, thuhet më tej në reagim.
Nisma për Kosovën, dega në Drenas ka reaguar edhe ndaj një fotografie, për të cilën ka thënë se po qarkullon në rrjetet sociale, duke dyshuar se një qytetar i Drenasit ka fotografuar votën e tij./Insajderi.com