Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj ka prezantuar kandidatin e ri për deputet nga kjo parti.
Xhemajl Hasani nga Podujeva do të jetë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Hasni është kryetar i degës së Nismës në Podujevë, më herët ka qenë edhe këshilltar në kabinetin e Limajt kur ishte Zëvendëskryeministër.
“Xhemajli është kryetar i degës në Podujevë, ka përfunduar fakultetin për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, ka qenë këshilltar në kabinetin tim në Zv.Kryeministri”, tha Limaj përmes një postimi në Facebook.
“Angazhimi i tij për transparencë e bën atë një zë të besueshëm për qytetarët, me pasionin dhe përkushtimin e tij, ai është gati të përballojë sfidat dhe të kontribuojë në avancimin e shoqërisë sonë”, u shpreh tutje Limaj për kandidatin e ri për deputet.
.