NISMA: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe në të gjitha fushat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe në të gjitha fushat

    Insajderi
    30 May 2024 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, njëra nga temat e diskutimit ka qenë edhe Qeveria Kurti, shkruan Insajderi.

    Nga Nisma janë deklaruar se qeverisja e Kurtit e ka sjell Kosovën në situatën më të keqe.

    “Si asnjëherë më parë Kosova gjendet në një udhëkryq të madh dhe përfundimisht kjo qeveri ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe në të gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

    Përveç diskutimit për situatën aktuale është diskutuar dhe për takimet mobilizuese që janë duke u zhvilluar me strukturat nëpër degë.

    “Dështimet e kësaj Qeverie në politikën e jashtme dhe në secilin sektorë në planin e brendshëm kanë bërë që qytetarët e vendit të ndihet të pasigurtë në aspektin juridik, të pakënaqur në aspektin social, ekonomik dhe përfaqësimit në aspektin ndërkombëtar”

    “Ne bashkë si koalicion po punojmë cdo ditë që këtij vendi t’ia kthejmë dinjitetin shtetëror dhe qytetarit tonë t’ia lehtësojmë jetën e përditshme në sferën e mirëqenies qytetare”, kanë deklaruar nga Nisma.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark