
Nisma për Kosovën ka thënë se Qeveria e Kosovës është gjunjëzuar sërish para Serbisë me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel.
“Njoftimet e fundit se delegacioni i Qeverisë së Kosovës në takimin e fundit me delegacionin e Qeverisë së Serbisë në Bruksel ka arritur një marrëveshje, të cilën po e quajnë kinse veq për një fazë kalimtare, marrëveshje kjo për validitetin e dokumenteve ilegale të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë, është një lëshim tepër i rëndë i qeverisë së Kosovës, është gjunjëzimi i radhës përballë Serbisë,” thuhet në një komunikatë për media.
“Kjo është tallja e radhës e kësaj Qeverie me qytetarët e vendit tonë, është poshtërim i shtetit”.
Kjo parti ka kërkuar nga qeveria që të ndërpresë bisedimet në emër të Kosovës meqë sipas tyre, “ajo e ka humbur legjitimitetin për të marrë vendime në emër të shtetit e të qytetarëve të shtetit tonë.”/Insajderi.com