NISMA-s i largohet edhe një kryetar dege - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NISMA-s i largohet edhe një kryetar dege

    Insajderi
    10 May 2016 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky largim u bë si  rrjedhojë që siç thotë Ajeti, e solli krijimi i koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA dhe se e njëjta sipas tij nuk gjeti mbështetje të plotë nga Kryesia e deri në bazë, duke rezultuar kështu me dorëheqjen  dhe lëshimin e tij nga Nisma.

    Ai këtë e bëri të ditur në rrjetin social Facebook dhe ndër tjerash tashmë ish subjektit të cilit i takonte deri më sot i ka uruar suksese të mëtutjeshme.

    “Me vullnet dhe besim iu bashkova Nismës për Kosovën, kur koncepti politik, misioni dhe vizioni i saj ishte ndryshimi. Kur Nisma për Kosovën ishte pjesë e Opozitës së Bashkuar tek anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët u ngjall shpresa për ndryshimin. Krijimi i Koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA nuk gjeti mbështetje të plotë nga Kryesia e deri në bazë, që rezultoi me dorëheqje dhe lëshimin e Nisma për Kosovën”, shkruan Ajeti në Facebook. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark