E drejtuar nga kamera dhe radarë, një makinë autonome apo pa shofer, zbarkoi në rrugët e kryeqytetit Britanik, Londër ditën e hënë.
Duke udhëtuar me shpejtësi 80 km/h jo vetëm në rrugët interurbane por edhe ato qytetase, Nissan Leaf demostroi një teknologji ku ëndrrat e së ardhmes marrin jetë për shumë prej nesh.
Britania ka premtuar për këtë industri mbështetje maksimale e cila pritet të kapë vlerën e 1.1 triliard dollarëve brenda 2025-ës. Nissan ndryshe nga Uber mori leje tek autoritetet lokale dhe Policia Londineze përpara fillimit të testimeve.
Mbi 24 kamera dhe sensorë udhëzojnë automjetin në rrugëtimin e tij. Makinat autonome kanë tërhequr vëmendjen e shumë kompanive të njohura pjesë ose jo e industrisë.
Google dhe Tesla kanë testuar disa herë. Jaguar Landrover planifikon të hedhë në qarkullim 100 makina autonome brenda 2020-ës ndërsa Volvo gjithashtu pritet të fillojë testet në Londër.