Ish-futbollisti i Manchester United, mbrëmë e drejtoi klubin për herë të parë si trajner.
Holandezi i cili është ushtrues detyre, pas shkarkimit të Erik Ten Hag, ka udhëhequr Unitedin ndaj Leicesterit, në 1/8 e finales së Carabao Cup, duke fituar me rezultat 5-2.
Por ai nuk e ka në plan të qëndroj si trajner por si zëvendëstrajner, ashtu siq ishte muajt e fundit.
“Jam i motivuar të qëndroj në Man United. Do të rikthehem te kontrata ime e asistentit që kam këtu për këtë sezon dhe në vijim. Kam ardhur si asistent për të ndihmuar klubin përpara dhe jam ende i motivuar ta bëj këtë në çdo kapacitet”, ka deklaruar Nistelrooy.
Kujtojmë që Manchester United është afër marrëveshjes me Ruben Amorim, që të bëhet trajner i ri.