Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë në Kuvendin e Kosovës kurdo që marrëveshja e demarkacionit nxirret në Kuvend.
Ky është qëndrimi i AAK-së sa u përket zërave nga Qeveria se gjatë kësaj jave kjo marrëveshje do t’i paraqitet deputetëve për miratim.
“Kurdo që nxirret në Kuvend demarkacioni, AAK do të jetë aty për ta argumentuar kundërshtimin e marrëveshjes”, ka thënë për Insajderin Muharrem Nitaj nga Kryesia e AAK-së.
Ai shpreson se deputetët tashmë e kanë kuptuar se vota e tyre kundër i ndihmon më së miri këtij procesi.
“Shpresojmë se deputetët, pavarësisht partive politike, tashmë e kanë kuptuar se rruga me e drejtë është vota kundër, në mënyrë që kjo çështje të futet në procedurë normale të zgjidhjes, që në instancën e fundit është Gjykata e Arbitrazhit”, ka thënë më tej Nitaj.