Një 11 vjeçar bie nga kati i tretë i shkollës, dërgohet për kurim në Qendrën Klinike në Maqedoninë e Veriut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një 11 vjeçar bie nga kati i tretë i shkollës, dërgohet për kurim në Qendrën Klinike në Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    21 January 2025 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e parë të gjysmë-vjetorit të dytë, një nxënës 11-vjeçar nga shkolla fillore “Goce Dellçev” në Prilep ka rënë nga një dritare e katit të tretë të shkollës.

    Nxënësi u dërgua menjëherë në spitalin e Prilepit, prej nga u transferua urgjentisht dhe u shtrua në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike në Shkup.

    “Gjendja e fëmijës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën”, tha për Kanal 5 drejtori i Kirurgjisë Pediatrike, Lazar Jovçevski. Sipas tij, fëmija ka lëndim në shtyllën kurrizore dhe fraktura në këmbë.

    Raportohet se aksidenti ndodhi gjatë ndërrimit të dytë, në pushimin e madh, kur të gjithë nxënësit kishin dalë në oborrin e shkollës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark