Një 13-vjeçar u lëndua me fishekzjarre, drejtori i spitalit në Maqedoni të Veriut: Do të mbetet invalid - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një 13-vjeçar u lëndua me fishekzjarre, drejtori i spitalit në Maqedoni të Veriut: Do të mbetet invalid

    Insajderi
    01 January 2025 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një fëmijë 13 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, me lëndim të rëndë në dorë është pranuar në Klinikën për sëmundje ortopedike gjatë natës së ndërrimit të viteve. Drejtori i Klinikës Ortopedi e Traumatologji Igor Merxhanoski tha se fëmija me gjasë do të mbetet me aftësi të kufizuar në dorën e tij. Krahas këtij rasti, Merxhanoski e cilësoi mbrëmjen relativisht të qetë dhe me numër të ulur të pacientëve në krahasim me vitet e kaluara.

    “Kemi fëmijë 13 vjeç që ka dëmtim të rëndë në dorë nga fishekzjarrët, mendoj se tashmë është operuar në Klinikën e kirurgjisë së fëmijëve dhe ndoshta do të ketë invaliditet në dorën e tij. Kemi pranuar edhe një shtetas të huaj në gjendje të alkoolizuar i cili ka lëndim në hundë dhe kokë, është kujdesur dhe është liruar për mjekim në shtëpi”, deklaroi Igor Merxhanoski – drejtor i klinikës TOARILUC.

    Në Klinikën e toksikologjisë, një djalë 14-vjeçar dhe një vajzë 17-vjeçare janë pacientët më të rinj të pranuar mbrëmë, ndërsa drejtori i kësaj klinike tha se ka edhe rënie të numrit të pacientëve.

    “Kujdestaria e Vitit të Ri kaloi qetë, gjithsej janë kontrolluar 21 pacientë, 18 prej tyre me helmim akut nga alkooli. Nga ata 18, katër janë femra kurse 14 meshkuj. Pacientja më e re femër është 17 vjeç, më e moshuara 26, pacienti më i ri mashkull është 14 vjeç kurse më i moshuari është 38 vjeç”, tha Andon Çibishev – drejtor i klinikës së toksikologjisë.

    Në Traumatologji janë pranuar gjithsej 35 pacientë, nëntë nga aksidente trafiku por me lëndime të lehta kurse dy me përleshje fizike. Klinika për sëmundje kirurgjike kishte numrin e zakonshëm të pacientëve si çdo ditë. Mbrëmë janë kontrolluar 81 pacientë, pesë nga aksidente, tre nga përleshjet fizike kurse janë bërë tre intervenime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark