Një 17-vjeçar dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Komoranit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një 17-vjeçar dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Komoranit

    Insajderi
    15 May 2022 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i ri ka humbur jetën në fshatin Divlakë të Lipjanit, derisa ishte duke qëndruar për vizitë te dajtë e tij.

    Viktima, i cili thuhet se ishte diku rreth 17 vjeç, ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

    Sipas mjekut kujdestar, Dr. Feriz Bytyqi, viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune dhe se për të konfirmuar se si ka ardhur deri te vdekja është duke u marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore.
    “Sipas familjarëve i ndjeri ka qenë te dajtë, duke i ndihmuar me disa punë dhe në momentin që është ulur të pushojë, i është keqësuar gjendja dhe është alivanosur. Rreth orës 14:40 viktima është sjellë pa shenja jete në qendrën tonë. Shkaku nuk dihet por dyshohet të ketë qenë ndonjë arrest kardiak apo edhe goditje në tru por konstatim merret Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Bytyqi për Klankosova.tv.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark