Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Klinë të Skënderajt.
Siç njofton policia përmes një komunikate, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skënderaj, raporton Insajderi.
“Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë ’’, në aksident ishte e përfshirë një veturë civile, si pasoj e aksidentit një person i moshës rreth 17 vjeçar, ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKU Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti që përfundoi me fatalitet dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë.
“Nga ekzaminimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mos përshtatja e shpejtësie me kushtet e rrugës të drejtuesit te automjetit njërit viktimës e rastit, i cili humbë kontrollin ndaj automjetit ku rrokulliset në pjesët anësore te rrugës”, njofton policia. /Insajderi.com