×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 19-vjeçare në mesin e viktimave nga COVID-19 në Malin e Zi

    Insajderi
    12 October 2021 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Mal të Zi një nëntëmbëdhjetë vjeçare është në mesin e tetë personave që humbën jetën nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

    Autoritetet shëndetësore njoftuan se 19-vjeçarja ishte infektuar nga fundi i gushtit, dhe nuk ishte e vaksinuar.

    “Gjatë trajtimit ajo kishte një sulm në zemër pas së cilit për kohë të shkurtër iu rikthye funksioni i zemrës, por pastaj pësoi edhe një sulm të dytë, pas së cilit nuk reagonte në terapi”, thuhej në deklaratën e Instituti të Shëndetit Publik, në të cilën gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve që marrin vaksinat kundër COVID-19.

    Gjatë 24-orëve të fundit në Mal të Zi, janë regjistruar 448 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, raporton rel.

    Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Podgoricë, 145.

    Gjatë 24 orëve të fundit 517 pacientë janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 5.249.

    Që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi, 2,000 njerëz kanë vdekur, dhe 135,981 persona janë infektuar me koronavirus.

    Që nga 4 maji, kur filloi fushata e imunizimit, të dyja dozat e vaksinës janë marrë nga 36.3 për qind e popullsisë së përgjithshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark