Një 34 vjeçare ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese në rrugën “Nexhip Dragaj, në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Insajderin se 24 vjeçarja ka arritur të shpëtoj.
Zëdhënësi Avni Zahiti i tha Gazetës se fillimisht 34 vjeçares i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes e më pas është transferuar nga Spitali Rajonal i Mitrovicës.
E njëjta tashmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti është raportuar në Polici nga nëna e saj e cila e pa momentin e tmerrshëm kur e bija kërceu nga kati i dytë i banesës.