Një 6 vjeçar dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

     Një 6 vjeçar dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit

    Insajderi
    22 May 2022 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 6 vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit, shkruan Gazeta Sinjali.

    Burimet e Gazetës brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, bëjnë të ditur se 6-vjeçari ishte dërguar në spital rreth orës 19:00 dhe i njëjti ishte pa shenja jete.

    Tutje Gazeta Sinjali shkruan se me të arritur në spital, stafi shëndetësor kishin ndërmarrë veprimet e menjëhershme për t’i dhënë ndihmë mjekësore të miturit, duke provuar ta reanimojnë, por për fat të keq e gjithë kjo nuk rezultoi me sukses.

    Si rrjedhojë, mjeku kujdestar më QKMF konstatoi vdekjen e 6-vjeçarit.

    Ende nuk dihen rrethanat të cilat bënë që i mituri të bie në lumin e fshatit Radeshë, ngjarje kjo e cila përfundoi tragjikisht.

    Gazeta Insajderi do t’iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark