Një 74 vjeçar vdes në Ferizaj, dyshohet se humbi ndjenjat derisa ishte në rrugë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një 74 vjeçar vdes në Ferizaj, dyshohet se humbi ndjenjat derisa ishte në rrugë

    Insajderi
    26 June 2025 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë 74-vjeçar ka ndërruar jetë sot në qytetin e Ferizajt,. Sipas policisë, viktima dyshohet se ka humbur ndjenjat në rrugë, shkruan Insajderi

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes.

    “Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se ka humbur ndjenjat. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes”, deklaroi Veseli.

    Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Hamëz Jashari” dhe “Faik Goga”, në afërsi të qendrës së qytetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark