
Kreshnik Spahiu
Matteo kishte katër breza trashëgimi në biznesin turistik, por prindërit e tij kishin vendosur që ai të studionte tre vite në Gjermani, që djali i tyre të kishte një vizion të qartë mbi tipologjinë e turistëve gjermanë – të cilët ishin klientët kryesorë të hoteleve të tyre.
Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera mbrojti nivelin C1 të gjuhës gjermane.
A e dini pse e mësoi gjermanishten në nivel shumë të lartë?
Sepse ai duhej të komunikonte me turistët gjermanë që pushonin në hotelet e prindërve të tij në Itali.
Matteo kishte tre vite që bënte trajnime dhe studime për turizëmin.
Familja e tij kishte 70 vjet që investonin në industrinë e turizmit dhe zotëronin pesë hotele në veri të Italisë (Riva del Garda, Jesolo, Venecia).
Matteo kishte pasion për bioteknologjinë, por prindërit dhe gjyshi i tij kishin insistuar që ai të shkollonte dhe të trajnohej për turizëm, që të trashëgonte biznesin familjar.
Miku im Matteo kishte katër breza trashëgimi në biznesin turistik, por prindërit e tij kishin vendosur që ai të studionte tre vite në Gjermani, që djali i tyre të kishte një vizion të qartë mbi tipologjinë e turistëve gjermanë – të cilët ishin klientët kryesorë të hoteleve të tyre.
Thjesht m’u kujtua dhe mendova se Shqipëria vërtet ka nevojë për një Akademi — jo për barinjtë e dhive, por për “barinjtë” e hoteleve me pesë yje, që ankohen pse nuk kanë turizëm elitar në bizneset e tyre që i menaxhojnë si lopçarë.