Një amerikan dënohet me 15 vjet punë të rëndë në Korenë Veriore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një amerikan dënohet me 15 vjet punë të rëndë në Korenë Veriore

    Insajderi
    16 March 2016 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një student amerikan, Otto Warmbier, është dënuar me 15 vjet punë të rëndë në Korenë Veriore për siç thuhet, krimet kundër shtetit.

    21 vjecari u arrestua duke tentuar që të vjedhë një shenjë propagandistike në një hotel gjatë një vizite në Korenë e Veriut në janar.

    Ai më pas u shfaq në media ku tregoi se një gjë e tillë i ishte kërkuar për ta sjellë si “trofe” në Amerikë.

    Korrespondenti i BBC-së në Koranë Jugore ka thënë se dënimi prej 15 vjetësh është më i lartë krahasuar me dënimet që janë dhënë për të huajt në të kaluarën.

    Kjo mund të jetë edhe për faktin se SHBA-të dhe Koreja Veriore aktualisht kanë marrëdhënie më të tensionuara se zakonisht.

    Studenti ka thanë se ky është “gabimi më i madh në jetën time.”

    Agjencioni shtetëror i lajmeve në kore ka thënë se ky student ka shkuar atje për të shkatërruar unitetin e popullit dhe se ka qenë I nxitur nga qeveria amerikane./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark