Një anëtar i personelit të OSBE-së është vrarë në Ukrainë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një anëtar i personelit të OSBE-së është vrarë në Ukrainë

    Insajderi
    23 April 2017 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka njoftuar sot se një anëtar i personelit të saj është vrarë dhe një tjetër është plagosur, pasi makina e misionit special monitorues, ku gjendeshin ata, kishte hapur në një minë në pjesën lindore të Ukrainës.

    “Lajm tragjik nga Ukraina, një pjesëtar i patrullës së OSBE-së është vrarë, tjetri është plagosur”, ka shkruar në rrjetin Twitter, kryesuesi i OSBE-së, Sebastian Kurz, njëherësh ministër i jashtëm i Austrisë.

    Misioni civil dhe i paarmatosur i OSBE-së, me më tepër se 700 vëzhgues ndërkombëtarë, ka për qëllim reduktimin e tensioneve dhe raporton për situatën në terren në Ukrainë, shkruan REL.

    Në muajin mars, 57 vende anëtare të OSBE-së, përfshirë Rusinë, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara, vendosën me konsensus për ta zgjatur mandatin e misionin edhe për një vit. Kjo ishte zgjatja e tretë e misionit, prej vitit 2014, kur ai ishte vendosur në Ukrainë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark