×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Një asteroid mban emrin e kosovares

    Insajderi
    20 February 2018 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emrin e kosovares Pranvera Hyseni e mban edhe një asteroid që është zbuluar nga 22-vjeçarja nga Vushtrria. Së fundmi SHBA-ja e ka shpërblyer Hysenin edhe me çmimin “24 Under 24”, çmim i cili ndahet për të rinjtë që arrijnë të bëjnë një ndryshim në botë

    Pranvera Hyseni është emri i një asteroidi (planet i vogël që rrotullohet rreth diellit). Këtë emër e ka marrë nga Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane (NASA) në nderim të kosovares 22-vjeçare Pranver Hysenit, e cila e ka zbuluar atë.

    Vushtrriasja është shumë e dhënë pas astronomisë, fushë në të cilën po punon me përkushtim dhe tashmë ka korrur sukseset e para ndërkombëtare.

    Së fundmi ajo është shpërblyer edhe me çmimin “24 Under 24”, i cili dhurohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të rinjtë nën 24 vjeç që arrijnë të bëjnë një ndryshim në botë.

    Në një rrëfim për gazetën “Zëri” Pranvera Hyseni tregon se si fëmijë ishte e intriguar nga fusha e astronomisë, mirëpo duke marrë parasysh kushtet dhe rrethanat se sa kjo fushë është e zhvilluar në Kosovë vështirësitë për t’ju rrekur kësaj rruge ishin të dukshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark