Një avion pasagjerësh ka shmangur përpak përplasjen me një dron në Londër raportuan autoritetet Britanike.
Avioni Airbus A320 kishte 165 pasagjerë në bord në momentin që po realizonte zbritjen në aeroportin e Hearthrow.
Aeroplani po fluturonte në lartësinë 1,494 m kur pilotët kanë vënë re një dron në krahun e djathtë të avionit. Ekuipazhi e përshkroi dronin në ngjyrë të zerë me madhësi afro 50 cm, shkruan PcWorld Albania.
Autoritetet aeroportuale thanë se ky është një prej incidenteve më të rrezikshme ku është përfshirë një dron. Kurse operatori i dronit ende mbetet një enigmë.