
Një nga viktimat është në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën.
Policia e ndaloi menjëherë 24-vjeçarin, duke shtënë në veturën e tij dhe e arrestoi atë.
Pas arrestimit, Farhad N. u dërgua në spital për një ekzaminim mjekësor.
Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në Seidlstraße, një rrugë e njohur në Mynih, ku për fat të mirë, ndërhyrja e shpejtë e policisë parandaloi mundësinë e më shumë viktimave.
Një azilkërkues nga Afganistani – kush është autori që hyri në turmë me veturë në Gjermani?
Përsa i përket identitetit të 24-vjeçarit, sipas informacionit nga BILD, Farhad N. është lindur në Kabul të Afganistanit më 2001 dhe ka ardhur në Gjermani si azilkërkues në vitin 2016.
Ai jetonte në lagjen Laim në Mynih dhe kishte pasur probleme me ligjin për shkak të krimeve të drogës dhe vjedhjeve në dyqane.
Sipas Ministrit të Brendshëm, kërkesa e tij për azil ishte refuzuar, por ai kishte marrë një status të quajtur “Duldung” që e mbante të shtyrë procesin e deportimit.
Sipas raporteve të mediave, Farhad N. dyshohet se kishte shpërndarë postime islamiste para sulmit.
Hetimet për motivet e sulmit janë ende në zhvillim e sipër dhe pritet të hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme.
Kancelari i Bavarisë, Markus Söder, e cilësoi ngjarjen si një “sulm të dyshuar”, ndërkohë që Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, falënderoi policinë për reagimin e menjëhershëm që ndihmoi në shmangien e dëmeve të mëtejshme.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e ka cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm dhe ka kërkuar që autori të ndëshkohet dhe të dëbohet nga vendi, raporton Bild përcjell Insajderi.