Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të cilët kanë tentuar që ilegalisht të hyjnë në territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për një mashkull shqiptar, një boshnjak me nënshtetësi të Malit të Zi si dhe një femër me shtetësi të Rusisë.
“Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast./Insajderi.com