Një burrë bëhet për spital, dy të tjetër e rrahën pas mesnatës në afërsi të liqenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë bëhet për spital, dy të tjetër e rrahën pas mesnatës në afërsi të liqenit

    Insajderi
    09 August 2025 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person në Përlepnicë të Gjilanit është rrahur nga dy të tjerë gjatë mesnatës.

    Si pasojë e lëndimeve që i ka marrë, ai ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare.

    “Më datë 09.08.2025, rreth orës 02:30 pas mesnate, kemi pranuar informacion se te Liqeni i fshatit Përlepnicë, një person mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona ende të panjohur. I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan, e më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan është duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti, në koordinim me Prokurorin e Shtetit””, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark