Një burrë në Pejë ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh me përmbajtje kanosëse ndaj tij dhe familjes së tij.
Në raportin policor bëhet e ditu se lidhur me rastin kanë nisur hetime.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ka pranuar një mesazh me përmbajtje kanosëse ndaj tij dhe familjes së tij. Rasti në procedurë hetim”, thotë policia.