Një burrë dhe një grua vdesin pas një aksidenti në Astrazub të Malishevës, dy të tjerë lëndohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë dhe një grua vdesin pas një aksidenti në Astrazub të Malishevës, dy të tjerë lëndohen

    Insajderi
    05 September 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë dhe një grua kanë humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi sot në në fshatin Astrazub të Malishevës.

    Policia e Kosovës së bashku ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe konfirmohet që kanë vdekur dy persona të rritur, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

    “Sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës (rruga Malishevë-Rahovec) është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    “Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat që kanë dërguar deri te ky aksident”, shton tutje Policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark